Shkoi për të punuar në hidrocentral, ndërron jetë në Maliq inxhinieri kosovar

Shkoi për të punuar në hidrocentral, ndërron jetë në Maliq inxhinieri kosovar

Një ngjarje ka ndodhur këtë të shtunë në Maliq, ku një 58-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën teksa shkonte për të punuar në hidrocentralin pranë zonës së Lozhanit.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, i punësuar si inxhinier, sapo kishte mbërritur në vendin e punës kur është ndjerë keq. Dyshohet se ai ka pësuar një infarkt, duke ndërruar jetë menjëherë.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Korçës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes./euronews/

Related Articles