Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Arijon Ibrahimoviq, më në fund ka shënuar golin e parë për Heidenheimin.
Ibrahimoviq realizoi nga penalltia, për ta përmbysur epërsinë në përballjen ndaj Stuttgartit.
Shkaku i një ndërhyrje brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti – të cilën më pas e konkretizoi lojtari prizrenas (34’).
Ndërkohë, Kosova është duke vazhduar të punojë për ta bindur Ibrahimoviqin që të zgjedhë të luajë për kombëtaren dardane, para ndeshjeve të muajit mars.
