Klubi zviceran i futbollit, Zurich, ka lëshuar të hënën paradite një komunikatë përmes të cilës ka njoftuar se një i afërm i mesfushorit Valon Berisha ka vdekuur në një aksident në Austri.
Berisha është transferuar ditë më parë te Zurichu.
“Zurichu është thellësisht i trishtuar nga një aksident tragjik në Austri, në të cilin humbi jetën një i afërm i lojtarit tonë, Valon Berisha. Valon Berisha nuk ishte i përfshirë vet në aksident, por e pa atë. Në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen e tij dhe të gjithë të dashurit e tij”, ka shkruar Zurichu.
