Kurti flet me ambasadorin britanik për thellim të raporteve mes dy vendeve

Kurti flet me ambasadorin britanik për thellim të raporteve mes dy vendeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Pas formimit të qeverisë së re, Hargreaves e uroi Kurtin për mandatin e ri.

“Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.” – thuhet në njoftimin e ZKM-së. 

Related Articles