25 anëtarë të Gardës Kombëtare vriten pas vdekjes së bosit meksikan të drogës

25 anëtarë të Gardës Kombëtare vriten pas vdekjes së bosit meksikan të drogës

Të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë vdekur gjatë një vale dhune në shtetin e Jaliscos pas vrasjes së një bosi droge, tha ministri i sigurisë i vendit.

Trazirat kanë shpërthyer në të paktën 20 shtete që kur Nemesio Oseguera Cervantes – i njohur më mirë si “El Mencho” – vdiq në paraburgim të dielën, pak pasi u kap nga forcat speciale meksikane.

Meksika ka dërguar 2,500 ushtarë në perëndim të vendit për të forcuar sigurinë, tha të hënën Sekretari i Mbrojtjes Ricardo Trevilla, shkruan BBC.

Karteli i Gjeneratës së Re të Jalisco-s (CJNG) është një nga organizatat kriminale më të frikshme në Meksikë dhe udhëheqësi i saj ishte njeriu më i kërkuar i Meksikës para vdekjes së tij të dielën.

Related Articles