Universiteti i Prizrenit merr akreditim 5-vjeçar me vlerësim maksimal

Universiteti i Prizrenit merr akreditim 5-vjeçar me vlerësim maksimal

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka arritur akreditim institucional 5-vjeçar, duke shënuar një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe konsolidimin e arsimit të lartë në Kosovë.

Vlerësimi maksimal është rezultat i raportit të ekspertëve ndërkombëtarë, i cili u miratua nga bordi i Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) në mbledhjen e mbajtur më 23 shkurt 2026, duke i dhënë universitetit kredibilitet të plotë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ky vlerësim konfirmon standardet e larta të cilësisë akademike, menaxhimin efikas, infrastrukturën bashkëkohore dhe proceset administrative të konsoliduara të institucionit.

Kjo arritje reflekton angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik dhe administrativ, përkushtimin e studentëve, kontributin e menaxhmentit të universitetit, si dhe mbështetjen dhe besimin e partnerëve institucionalë. Bashkëpunimi i të gjithë komponentëve të universitetit ka fuqizuar standardet akademike dhe ka përmirësuar proceset institucionale, duke krijuar një themel të qëndrueshëm për zhvillim dhe avancim të mëtejmë.

Menaxhmenti i universitetit shpreh mirënjohje për Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) dhe për Këshillin Shtetëror të Cilësisë për procesin profesional, transparencën dhe vlerësimin korrekt institucional.

Ky akreditim hap mundësi të reja për avancimin e programeve akademike, fuqizimin e kërkimit shkencor, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe modernizimin e proceseve arsimore, duke e afirmuar Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren si një institucion të besueshëm me standarde të larta arsimore.

Universiteti mbetet i përkushtuar për të ofruar arsim cilësor, për të zhvilluar kapacitetet e stafit dhe studentëve, si dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë përmes arsimit të lartë profesional dhe kërkimit shkencor.

Related Articles