Konjufca e pranon: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Konjufca e pranon: Ka konsensus që Presidenti i ri të jetë nga familja Jashari

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca pas takimit me Ministren për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali në konferencën për media u pyet edhe për çështjen e presidentit me ç’rast ai theksoi se kjo çështje kërkon unitet të partive, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se mazhoranca vlerëson se me një kandidat të njëanshëm nuk mund të sigurohen 80 votat e nevojshme, pasi nuk garantohet mbështetja e opozitës.Sipas Konjufcës konkludimi i mazhorancës, ani pse jo absolut, ai tha se është që përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën.

“Sa i përket Presidentit e dini dhe e keni të qartë që Kushtetua jonë qëllimisht e ka bërë një dallim të rëdn mënyrës se zgjedhjes dhe qeverisë. Qeveria zgjedhet me një mazhorancë në Kuvendin e Kosovës dhe mjafton 61 vota, por te Presidenti dallon kjo. Dhe kjo në Kushtetutën tonë prej atyre që e kanë konceptuar në fillim, me siguri idea bazike ka qenë që një mazhorancë e thjesht mos me pas garancinë që vet me zgjedh Presidentin, por me qenë kjo një far lloj i bashkëpunimit edhe me forcat tjera politike që me ardhë te numri i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Këtë radhë s’po foli me emra të partive politike, por po flas me konceptet e mazhorancës, në Kuvend ajo mazhorancë që është prej 66 numrave ne jemi bind që nuk ka mundësi përmes nje emri që propozohet, një emri i njëanshem ta marrim dhe votën e garantume të opozitës për ti bërë 80 vota. Ky është konstatimi i mazhorancës. Nuk po them që është absolut, por me përafërsi është konkludimi i mazhonrancës. Pra konkludimi është qe përmes një emri të përveçëm mos me mbështet për muri opozitën”, tha ai.

Sipas tij, për këtë arsye kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime me liderët opozitarë, përfshirë Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku, duke e cilësuar këtë si shenjë pjekurie politike dhe hap pozitiv për Kosovën.

“Pikërësiht për këtë arsye Kurti ka bërë thirrje me i taku partitë, kryetarët. Deri tash i ka kry takimet, i ka pas pardje dhe dje takimet kryesore me Hamzën dhe Abdixhikun dhe ky është lajm i mirë per Kosovën. Është pjekuri e re sepse është përpjekje e mirë, që së bashku të mund të ulemi dhe ta kuptojmë njëri tjetrin cka po synojmë. Keqkuptimet më të mëdha po lindin kur s’po merremi vesh dcka po dojm. Kur lideret e partive politike ulen dhe diskutojne pëer ore te tera eshte lajm i mire per Kosoven”, tha Konjufca.

Rreth pyetjes se a është ai opsion për President, Konjufca tha se qëllimi i VV-së s’është ky.

“Jo une mendoj që nuk është shtruar në këtë kontekst. po ta kishte çasjen mazhoranca që ta propozoj një president të VV-së, është ajo që thash në fillim që po dojmë me shmangë, se është me qitë opozitën para aktit të kryer. Kësaj radhe ky s’është qëllimi i mazhorancës”, tha ai.

Pas konferencës në një deklarim për media ai pranoi se konsensus midis partive ka vetëm për një president që vjen nga familja Jashari.

“Ky është një konsensus i partive politike. Deri tash të vetmit emra që kanë shkaktuar automatikisht një pritje pozitive, një konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një president nga radhët e familjes Jashari”, tha ai në një prononcim për gazetarët, pas takimit me kryediplomat.

Konjufca më pas u pyet nëse ka pasur vullnet nga familja Jashari për postin e presidentit.

“Nuk mund të flas për këtë gjë”, ka thënë Konjufca.

Related Articles