Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar kompromis me opozitën për çështjen e Presidentit.
Në një intervistë për gazetën zvicerane NZZ, Kurti tha se shumica prej dy të tretash kërkon dialog.
“Së pari, e konstituojmë parlamentin, zgjedhim kryesinë dhe qeverinë, miratojmë buxhetin 2026 dhe disa marrëveshje ndërkombëtare – përfshirë planin e rritjes së Bashkimit Evropian (BE) prej 882 milionë eurosh, nga të cilat 30 për qind janë grante dhe 70 për qind kredi. Më pas vjen zgjedhja e presidentit. Për këtë na duhet kompromis me opozitën. Shumica prej dy të tretash kërkon dialog”.
NZZ: Këto janë tone të reja, më të balancuara nga ana juaj. Ju dikur ishit rebeli i madh në Kosovë.
Kurti: Unë kurrë nuk kam qenë një “rebel pa kauzë”, gjithmonë kam pasur një qëllim. Sot jam kryeministër me një qëllim.
