Hamza ndan fotografi të Tha֛çit me Demaçin, në dy përvjetore të rëndësishme

Hamza ndan fotografi të Tha֛çit me Demaçin, në dy përvjetore të rëndësishme

Kryetarin PDK-së, Bedri Hamza, ka postuar një fotografi të veprimtarit historik, Adem Demaçit, bashkë me ish-presidentin Hashim Thaçi.

Këtë fotografi, Hamza e postoi në 90-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, për të cilin tha se është frymëzim i shumë brezave të patriotëve që bënë histori në vendin tonë, si dhe 10-vjetorit të zgjedhjes së Hashim Thaçit si President.

“Në ditëlindjen e tij, dhjetë vjet më parë, një tjetër patriot i madh u betua si President i Kosovës së pavarur, duke kthyer sakrificën në institucion dhe ëndrrën në shtet”, shkroi Hamza për Thaçin.

“Baca Adem mbetet figurë e qëndresës, humanizmit dhe sakrificës për liri, barazi dhe dinjitet njerëzor. Edhe sot, vlerat e tij dhe të çdo luftëtari të lirisë po mbrohen me dinjitet nga çlirimtarët tanë, në burgun e fundit politik për popullin tonë”, u shpreh tutje ai për Demaçin.

“Liri. Drejtësi.”, përfundoi Hamza.

Related Articles