Aksident në Banjë të Istogut, lëndohen tre persona

Aksident në Banjë të Istogut, lëndohen tre persona

Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi paraditen e sotme në Banjë të Istogut.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij në aksident u përfshinë dy vetura.

Ai po ashtu bëri të ditur se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Related Articles