Shala: Plani i Kurtit është ta shndërrojë Kosovën në autokraci

Shala: Plani i Kurtit është ta shndërrojë Kosovën në autokraci

Opinionisti Azdren Shala, ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti, ka një projekt të rrezikshëm politik për Kosovën.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Shala tha se, sipas tij, Kurti e ka në plan ta shndërrojë shtetin në autokraci

“Kurti projekton me marrë më shumë, në mënyrë që prapë me zgjedh presidentin me vota të veta. Ky e ka atë synim. Kurti ka me e përqendru pushtetin në duar të veta, kemi me kalu në një autokraci elektorale, si është Shqipëria, Serbia… Opozita e ka veç një zgjidhje, a ma mirë është me shku në zgjedhje e mos me u bë palë e këtij rrugëtimi, e këtij projekti të rrezikshëm politik, apo me luftu deri në fund?”, u shpreh opinionisti në Klan Kosova.

Sa i përket (mos)kandidimit të Vjosa Osmanit për presidente të vendit, Shala tha se Kurti nuk e do shefen e shtetit sërish në këtë post, siç tha ai, për afërsinë e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles