Sulmet në Dubai, Morena Taraku: Jam mirë, me Zotin

Sulmet në Dubai, Morena Taraku: Jam mirë, me Zotin

Pas zhvillimeve të fundit në Dubai, ku disa sulme me dronë shkaktuan flakë dhe panik në qytet, personazhet publik nuk kanë mbetur indiferentë ndaj situatës.

Një nga të prekurat më të dukshme ishte modelja Morena Taraku, e cila ndau dje me ndjekësit pamje nga dritarja e saj, ku shiheshin shpërthimet dhe flakët në afërsi të zonës ku ajo jeton.

Imazhet dhe tensioni i momentit ngritën shqetësime të shumta mes fansave, të cilët e kontaktuan për të marrë informacion mbi sigurinë e saj.

Sot (e diel) Morena ka vendosur të qetësojë të gjithë me një postim të shkurtër në Instagram.

“Faleminderit shumë për kujdesin. Jam mirë, jam e qetë dhe jam me Zotin”, tha ajo.

Related Articles