“Gjermania nuk do të marrë pjesë aktive në veprime ushtarake kundër Iranit, por do të shqyrtojë mbrojtjen e ushtarëve të saj të stacionuar në bazat ushtarake në Jordani dhe Irak nëse ata sulmohen”, kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Johannes Vandeful.
Ai ka ritheksuar se qeveria nuk ka ndërmend të përfshihet në konflikt. Megjithatë, ministri i jashtëm shtoi se ‘është e mundur që ushtarët tanë të mbrojnë veten nëse sulmohen’.
Këto deklarata erdhën pasi media izraelite raportoi më parë se Berlini po shqyrtonte pjesëmarrjen në një sulm të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.
