Mbi 500 persona të vrarë në Iran

Mbi 500 persona të vrarë në Iran

Organizata iraniane Gjysmëhëna e Kuqe ka raportuar sot se 555 persona janë vrarë në sulmet e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit.

Sipas njoftimit të fundit, 131 qytete janë përfshirë nga sulmet që nga dita e parë e tyre më 28 shkurt deri më sot.

Gjithashtu u bë e ditur se operacionet e shpëtimit, ndihmës, transportit dhe shërbimeve mjekësore janë duke vazhduar.

Related Articles