Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, i tha bordit të guvernatorëve të organizatës se “nuk ka asnjë tregues se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar objektet bërthamore të Iranit”.
“Nuk kemi asnjë tregues se ndonjë nga objektet bërthamore është dëmtuar ose është shënjestruar”, tha ai.
“Përpjekjet për të kontaktuar zyrtarët iranianë për çështje bërthamore janë duke vazhduar dhe, deri më tani, nuk kemi marrë asnjë përgjigje”, shtoi ai.
Grossi e përshkroi situatën në Lindjen e Mesme si “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.
“Edhe një herë, u bëj thirrje të gjitha palëve që të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, tha Grossi.
