Policia e Kosovës ekstradon shtetasin maqedonas i kërkuar për vrasje

Policia e Kosovës ekstradon shtetasin maqedonas i kërkuar për vrasje

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, sot ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, me inicialet B.L., nga Kosova për atje, pasi kërkohej për vrasje.

Ekstradimi është realizuar në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e bashkëpunimit të ndërsjellë ndërinstitucional ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

“Personi në fjalë ishte arrestuar nga autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi që kërkohej nga Interpol me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kompetente të Maqedonisë së Veriut, për veprën penale “Vrasje”, si dhe dyshohej se i ishte shmangur drejtësisë.”

Related Articles