Lushaku tregon nëse Osmani do të jetë pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje

Lushaku tregon nëse Osmani do të jetë pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku-Sadriu, para mediave ka folur për mundësinë që presidentja Vjosa Osmani të jetë pjesë e listës së kësaj partie nëse shkohet në zgjedhje.

Ajo u shpreh se një çështje e tillë i përket të ardhmes.

“Krejt këto janë domethënë i takojnë të ardhmes. Si parti parlamentare kemi qenë të gatshëm të marrim pjesë në dialog, në diskutime, të vijmë drejt një emri konsensual ose përmes një marrëveshjeje politike. Gatishmëria e jonë e LDK-së ka qenë totalisht në dispozicion. Varet ne numrat nuk i kemi të vetëm që të prezantojmë asnjë emër dhe as ta bëjmë zgjedhjen e presidentit. Prandaj gatishmërinë tonë e kemi ofruar dhe kemi marrë pjesë për aq sa na ka takuar“, deklaroi Lushaku para mediave.

Related Articles