Këtë të enjte në vendin tonë parashihet mot kryesisht i vranët me intervale të shkurtra me diell, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas Institutit Hidrometerologjik, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1°C deri në 4°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë ndërmjet 12°C dhe 15 °C.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1–8 m/s.
