Gruda: Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare për presidentin

Gruda: Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare për presidentin

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se kjo parti nuk e mbështet kandidaturën e Glauk Konjufcës për president dhe asnjë kandidat tjetër partiak.

Para mediave, ai shtoi se PDK-ja nuk ka kandidat, pasi nuk i ka votat.

“Ne kemi vendosur, nuk e mbështesim kandidaturën e Glauk Konjufcës dhe asnjë kandidaturë tjetër partiake. Po përgatitet mos me u mbajtë seancat fare sa e kuptova unë. Është përmbysje e rendit kushtetues sepse sot Kuvendi është dashtë të mblidhet me zgjedh apo jo një president”, tha Gruda.

Related Articles