Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për armëmbajtje në afërsi të një shkolle në Pejë.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije seka konfiskuar një revole Zoraki M 906T, një karikator, dy fishekë dhe një brisk.
“Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Klinë ku janë intervistuar ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari A. H. (viti i lindjes 2004) është ndaluar për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë po ashtu me inicialet A.H. (viti i lindjes 2006) është liruar në procedurë të rregullte”, theksohet në njoftim.
