Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se është lëshuar për qarkullim të automjeteve Ura e Dollcit.
Në njoftim thuhet se punimet kanë përfunduar sot dhe ura tani është e gatshme për hapje dhe trafiku në aksin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht.
Njoftimi:
Lëshohet për qarkullimin e automjeteve Ura e Dollcit
Prishtinë,
5 mars 2026
Pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në Urën e Dollcit, në kuadër të zgjerimit të Rrugës Nacionale N9, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Dimal Basha, ka kërkuar angazhim të menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje të shpejtë në terren.
Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tashmë siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.
Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë–Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht.
Faleminderit qytetarëve për mirëkuptimin, si dhe administratës dhe punëtorëve për punën efektive.
