Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në veri

Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në Leposaviq,

Bëhet fjalë për një shtëpi në fshatin Jashanicë, ku janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë, një kallash, një pistoletë me dy karikatorë të zbrazët dhe 128 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thuhet në njoftim.

Related Articles