Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i gjenden mbi pesë kg substanca narkotike

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, i gjenden mbi pesë kg substanca narkotike

Një i dyshuar me inicialet L.M. është arrestuar pas policia e kishte kapur në trafikim me lëndë narkotike (marihuanë).

“Dje, më 06.03.2026, pas grumbullimit të të dhënave të mjaftueshme, është hartuar një plan taktik dhe rreth orës 21:00, pasi është lokalizuar një veturë në të cilën dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike, e njëjta është ndaluar për kontroll. Në vetura janë gjetur gjashtë paketime, dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 8.1 gramë”.

Në vazhdimësi të operacionit, policia tha se është identifikuar dhe lokalizuar i dyshuari kryesor L.M.,  dhe gjatë kontrollit i janë gjetur para (295 euro),  që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në konsultim me të është kontrolluar banesa e të dyshuarit në F. Kosovë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 537.7 gramë substanca që dyshohen të jenë marihuanë dhe dëshmi tjera relevante për rastin”.

Related Articles