Është gjetur trupi i pajetë i Beqir Malokut, i zhdukur nga gushti i vitit që lëmë pas.
Burime të IndeksOnline pohojnë se trupi i pajetë i viktimës u gjet në Istog të Poshtëm, në afërsi të zonës ku ishte zhdukur.
Beqiri, nga Saradrani i Istogut, ishte zhdukur të dielën e 16 gushtit 2025 dhe që nga ajo ditë nuk dihej asgjë për vendndodhjen e tij.
Në kërkimin e 67-vjeçarit ishin përfshirë njësite policore, të Shoqatës së Kosovës për Kërkim-shpëtim, si dhe ekipe të FSK-së.
