Ky është Benjamin Robert Uilliams ose Bambi, 38 vjeç, që sipas policisë, së Floridës, akuzohet si vrasësi i 27-vjeçares me origjinë shqiptare, Joana Peca.
Në këtë përfundim ka arritur policia, pasi ka parë me shumë vëmendje vendin e krimit. Joana Peca u gjet e vdekur nga policia dhe kishte një plagë me armë zjarri, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas hetuesve, Uilliams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Uilliams dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.
Tashmë e gjithë policia është në kërkim të vendndodhjes së Benjamin Uilliams, i cili njihet edhe më nofkën Bambi. Ai njihej si person me rezikshmëri të lartë shoqërore.