Policia konfiskon një dron në Muqibabë

Policia konfiskon një dron në Muqibabë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mbajtjes në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës, si dhe fotografim dhe incizim të paautorizuar, që ka ndodhur në fshatin Muqibabë, raporton Gazeta Enigma.

Sipas njoftimit të policisë, më 8 mars rreth orës 19:20 është raportuar se në një zonë pyjore të këtij fshati është vërejtur një dron i paidentifikuar.

Njësitet policore me të dalë në vendin e ngjarjes, kanë arritur të gjejnë dhe konfiskojnë dronin.

“Është raportuar se në pyll është vërejtur një dron i paidentifikuar. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë konfiskuar dronin, si dhe është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles