Mbrëmjen e 8 marsit Prishtina u trondit nga të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta “Enigma”.
Policia ka raportuar se ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në rrugën “Ujmani” në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
“Pasi është raportuar për të shtëna me armë zjarri, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin zyrtar.
