Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve

Osmani ende s’e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve, raporton Gazeta “Enigma”.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha për “Enigmën” se Osmani është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Presidentja ende nuk e ka nënshkruar dekretin për datën e zgjedhjeve sepse, siç i ka njoftuar edhe partitë në takimin konsultativ, ajo është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Gjykata Kushtetuese e vlerëson si të nevojshme caktimin e një mase të përkohshme, Presidenca e mirëpret atë, duke ritheksuar se masa në asnjë moment nuk paragjykon vendimin përfundimtar të Gjykatës lidhur me kushtetutshmërinë e dekretit”, ka thënë ai.

Pos tjerash, gjatë ditës së sotme, Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, të shpallur nga presidentja Osmani.

Related Articles