Llapi ka marrë fitoren e parë në stinorin pranveror në Superligë, teksa ka mposhtur Ballkanin 2-0.
Pas 17 minutave lojë, vendasit kaluan në epërsi kur pas asistimit nga Edon Sadriu, Muhamet Hyseni goditi me kokë dhe topi u devijua nga Batarelo për epërsinë e Llapit 1-0.
Ballkani kërkonte golin e barazimit, megjithatë ishin vendasit që shënuan të dytin.
Arbnor Ramadani dhuroi një asistim fantastik te Edon Sadriu, i cili pasi kaloi edhe portierin mysafirë shënoi për 2-0.
Pjesa e dytë ishte më e qetë, me vendasit që mbroheshin dhe mysafirët që sulmonin, por pa sukses.
Në fund Llapi arriti të menaxhoj mirë epërsinë e krijuar nga pjesa e parë dhe mori fitoren e parë në stinorin pranveror.
Me këtë fitore, Llapi ngritët në pozitën e shtatë në tabelë me 26 pikë, derisa Ballkani mbetet e dyta me 39 sosh.
Ndeshjen e radhës Llapi e zhvillon në udhëtim te Dukagjini, ndërsa Ballkani pret liderin Dritën.
