Arrestohet e më pas lirohet, tifozi që goditi referin në ndeshjen Liria – Vushtrria

Arrestohet e më pas lirohet, tifozi që goditi referin në ndeshjen Liria – Vushtrria

Derbi i madh kosovar dje mes Lirisë dhe Vushtrrisë përfundoi me fitoren 0-1 të mysafirëve, por edhe me disa tensione dhe skandale.

Sipas raportimeve të GazetaBlic një tifoz i Lirisë (A.B), emër i njohur për redaksinë, goditi referin anësor të duelit me një mjet në një moment të pjesës së dytë, me ç’rast edhe u ndërpre dueli për pak minuta.

Sot, Policia arrestoi personin në fjalë, megjithatë pas intervistimit, ai u lirua në procedurë të rregullt. Lidhur me rastin është iniciuar procedurë penale dhe ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim penal.

Related Articles