Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme deri më 31 mars, lidhur me dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një komunikatë nga Gjykata Kushtetuese.
Kjo masë e përkohshme do të thotë se presidentja Vjosa Osmani nuk mund të caktojë datë të zgjedhjeve të parakohshme, si dhe ia ndalon çdo veprim Kuvendit të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.


