Gjyqtari Radomir Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja për dekretin e Osmanit

Gjyqtari Radomir Laban kërkoi të përjashtohet nga vendimmarrja për dekretin e Osmanit

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se gjyqtari Radomir Laban, i cili është serb, ka kërkuar të përjashtohet nga vendimmarrja mbi Dekretin e Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas vendimit të Gjykatës, kërkesa e tij është refuzuar njëzëri.

Në të njëjtin vendim, Gjykata ka vendosur masë të përkohshme që ndalon Presidenten dhe Kuvendin të kryejnë ndonjë veprim deri më 31 mars.

Sipas dokumentit zyrtar, çështja e gjyqtarit Laban është përfshirë në pikën 10 të vendimit.

Radomir Laban kishte qenë objekt kritikash më herët, pasi Presidentja Osmani e kishte cilësuar me “veprimtari të rrezikshme” në vitin 2025.

Atëherë, Osmani kishte tërhequr një kërkesë të saj në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit, pas caktimit të Laban si gjyqtar raportues në çështje.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese thekson se procesi do të vazhdojë pa ndërhyrje deri në afatin e vendosur, duke ruajtur status quo-në deri më 31 mars.

Related Articles