Identifikimi i viktimave nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë disa ditë

Identifikimi i viktimave nga zjarri në një autobus në Zvicër mund të zgjasë disa ditë

Identifikimi i gjashtë personave që humbën jetën nga zjarri në një autobus në Zvicër, gjatë mbrëmjes së së martës, mund të zgjasë me ditë, ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë kantonale të Fribourgut për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA herët të mërkurën në mëngjes.

Nga zjarri mbetën të lënduar edhe pesë persona, njëri prej të cilëve kishte ndërhyrë për t’i ndihmuar viktimat.

Policia nuk dyshon për akt terrorist. Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se një burrë i ka vënë flakën vetes brenda autobusit.

Autoritetet kanë njoftuar se në orën 14:00 do të mbahet një konferencë për shtyp, ku pritet të jepen përditësime të reja lidhur me rastin.

Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm rruga ku ndodhi incidenti është pastruar dhe është rihapur për qarkullim.

Related Articles