Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë

Kurti merret me një deklaratë të vitit 2012 të Edita Tahirit për fusnotën: Trashëgimi e mbrapshtë

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka konsideruar si një lajm të mirë heqjen e fusnotës për Kosovën nga Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian.

Kurti ka thënë se kjo tregon që sivjet pranvera po vjen më herët, duke kujtuar deklarimet e më hershme se fusnota do të shkrihej si një fjollë bore.

Kreu i LVV-së ka thënë se shumë vështirësi në Dialog vazhdojnë të jenë për shkak të “trashëgimisë së mbrapshtë” që kanë lënë qeveritë e kaluara.

“Duket që sivjet pranvera po vjen më herët dhe, siç u tha atëbotë, fusnota do të shkrihet si një fjollë bore. Ndoshta ishte gabim viti dhe qeveria, por kjo po ndodh. Natyrisht që kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk do të duhej të entuziazmohemi tepër. Unë po e rithkesoj që pengesat, problemet, sfidat, vështirësitë kryesore që i kam pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë pikërisht prej trashëgimisë së mbrapshtë që na kanë lënë qeveritë pararendëse. Ne po punojmë me krejt çfarë dimë e mundemi, me shumë zell dhe durim që ato të eliminohen. Unë besoj që në Bruksel është atmosfera pozitive që Kosova të bëjë hapa përpara dhe dy hapat më të rëndësishëm në vijim janë pyetësori prej Komisionit Evropian dhe statusi i vendit kandidat. Tash është presidenca e Qipros në BE. Prej 1 korrikut fillon presidenca e Irlandës dhe këto ditë ne kemi ambasadorin e Irlandës që mbulon Kosovën nga Budapesti në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Në vitin 2012, fusnota ishte përshkruar nga ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, si një flluskë bore që do të shkrihej.

Related Articles