Gjakova u trondit sot nga një vrasje e rëndë që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, raporton Gazeta Enigma.
Nga Policia e Kosovës, kanë theksuar se një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.
“Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Elezaj.
Në lidhje me rastin, detaje për lajmi ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Drin Domi.
Ai ka thënë se i dyshuari është identifikuar por ndodhet në arrati.
“Është inicuar rast për vepren penale “Vrasje e rëndë”. I dyshuari është identifikuar dhe është në arrati. Në vendin e ngjarjes ka dal Prokurori i Shtetit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë Domi.
