Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi të dielën Iranin se po përdor inteligjencën artificiale si një “armë dezinformimi” për të keqinterpretuar sukseset dhe mbështetjen e tij gjatë kohës së luftës.
“Inteligjenca artificiale mund të jetë shumë e rrezikshme, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One menjëherë pasi bëri një postim në platformën e tij Truth Social ku akuzoi mediat perëndimore pa prova për “koordinim të ngushtë” me Iranin për të përhapur “lajme të rreme” të gjeneruara nga inteligjenca artificiale, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Komentet vijnë mes tensioneve të përtërira midis Komisionit Federal të Komunikimeve dhe transmetuesve, pasi Trump sulmoi mbulimin mediatik të luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin. Kryetari i FCC-së, Brendan Carr, kërcënoi të shtunën se do t’u heqë licencat transmetuesve që nuk “korrigjuan rrjedhën” e mbulimit të tyre.
