Ambasada e Kosovës në Emirate ka një urdhër për bashkatdhetarët

Ambasada e Kosovës në Emirate ka një urdhër për bashkatdhetarët

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka paralajmëruar vizitorët apo rezidentët kosovarë në EBA që është ndaluar rreptësisht fotografimi, filmimi apo shpërndarja e pamjeve dhe informacioneve lidhur me incidentet me dronë ose raketa.

Vendimi vjen në mesin e një situate të tensionuar në Lindje të Mesme, me Ambasadën që po bën thirrje për respektim të ligjeve dhe rregullave të përcaktuara nga shteti arab.

“Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje, përfshirë: gjoba të larta financiare, dënime me burg, konfiskim të pajisjeve elektronike, si dhe deportim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend” thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ky është njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara pas sulmeve të Iranit ndaj këtij shteti, njofton të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, si vizitorë apo rezidentë, se, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat e brendshme në fuqi në vendi pritës:

-Ndalohet rreptësisht fotografimi, incizimi apo shpërndarja e pamjeve dhe informacioneve nga vendet ku ndodhin incidente të lidhura me raketa apo dronë, si dhe publikimi i vendndodhjeve të këtyre incidenteve në rrjete sociale apo platforma të tjera.

-Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe zbatojnë masa të rrepta ligjore ndaj çdo shkeljeje, përfshirë:

*gjoba të larta financiare,

*dënime me burg,

*konfiskim të pajisjeve elektronike,

*si dhe deportim të shoqëruar me ndalim të rikthimit në vend.

Ambasada u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të respektojnë me përpikëri ligjet dhe rregullat në fuqi dhe të kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik në vendin ku jetojnë dhe veprojnë.

Related Articles