Kurti merr pjesë në hedhjen nisjes së punimeve të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kurti merr pjesë në hedhjen nisjes së punimeve të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti të mërkurën ka njoftuar se kanë hedhur gurthemelin e palestrës dhe qendrës së re multifunksionale në kuadër të Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, raporton Gazeta Enigma.

Kurti njoftoi se ky është “një projekt me rëndësi të jashtëzakonshme për sportin e vendit tonë, për të cilin janë ndarë 5.7 milionë euro”.

“Në shtator të vitit 2022 lansuam projektin “Kosova – Shtet i Xhudos”, ndërsa sot po vazhdojmë këtë rrugëtim me vendosjen e gurthemelit të Qendrës Nacionale, jo si një nisje e re, por si vijimësi e suksesit në vendin e kampionëve të botës. Kjo qendër, e përuruar në vitin 2021, ka qenë burim i shumë titujve botërorë nën udhëheqjen e mjeshtrit të xhudos Toni Kuka. Andaj, është detyrë e jona që të shpërblejmë mundin, suksesin dhe sakrificën e secilit pjesëtar të këtyre arritjeve të jashtëzakonshme”, theksoi Kurti.

“Në palestrën e re, pjesë e Qendrës Nacionale të Xhudos, do të zhvillohen edhe garat e sporteve luftarake në kuadër të Lojërave Mesdhetare 2030. Urime të gjithë sportistëve, sportdashësve dhe qytetarëve të vendit tonë!”./Gazeta Enigma.

Related Articles