Kurti thotë se provokimet rreth kufirit po shtohen

Kurti thotë se provokimet rreth kufirit po shtohen

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova po përballet me dy sfida, provokime në kufi me ngritjen e çmimit të naftës.

Ai këto komente i bëri gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës për Fitër Bajram, Kurti ka folur për stërvitjet ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën.

“Provokimet rreth kufirit po shtohen. Përshtypja jonë është që vjen nga dy dështime. I pari është që nuk kanë një strukturë të brendshme. E dyta është se e kanë kuptuar se nuk mund ta mbajnë peng krejt rajonin për integrime në Bashkimin Evropian. Pra Brukseli si kryeqytet i dyfishtë, i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, po thotë kush dëshiron të vijë do t’i krijohen shanset, por duhet t’i bëhen detyrat e shtëpisë. Kush nuk dëshiron të vijë nuk mund t’i pengojë të tjerët dhe kjo i ka acaruar shumë serbët sepse ata e kanë pas privilegjin që pa neve nuk mund të shkonin askund. Kjo është një dëshpërim i dyfishtë”, ka thënë ai.

Ai u ndal edhe te ngritja e çmimit të naftës, si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Related Articles