Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se qeveria po monitoron orë pas ore çmimin e naftës dhe ka ndërmarrë masa për të parandaluar abuzimet, duke ulur akcizën kur çmimi kalon 220 lekë.
Ai shtoi se Shqipëria po njeh rritje ekonomike të lartë, me paga në rritje dhe reforma që forcojnë zhvillimin e vendit.
“Çmimi i karburantit është një problem jo vetëm shqiptar, por edhe global. Është një temë që ka vëmendjen tonë të vazhdueshme orë pas ore, kemi ndërmarrë hapa konkretë. Është ngritur Task Forcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që të evidentohet çdo abuzim me rritjen e çmimit. Bordi i Transparencës do të sigurojë që nuk do ketë përfitues nga kriza. Ulim me 20 përqind akcizën, sa herë që kalon mbi 220 lekë. Po monitorojmë tregun orë pas ore. Ne do të ndërhyjmë në të mirë të qytetarëve dhe kundër çdo parregullsie në këtë sektor, kaq të rëndësishëm e jetik”, tha Rama.
