Një ngjarje e dhimbshme tronditi fshatin Bokshiq në Klinë, ku Faruk Isufi, 49-vjeçar, humbi jetën dje pas një përleshjeje me armë zjarri me vëllain e tij, Jetmiri Isufi.
Varrimi do të bëhet në orën 16:00 në varrezat e fshatit Bokshiq, ku familjarët, miqtë dhe komuniteti lokal do të japin lamtumirën e fundit.
Policia dhe Prokuroria e Pejës po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
