Parashikimi i motit për të hënën, temperaturat arrijnë deri 15 gradë

Parashikimi i motit për të hënën, temperaturat arrijnë deri 15 gradë

Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta, sidomos në zonat malore, ku, për dallim nga ultësirat, reshjet do të jenë në formë bore.

Sipas Meteo Kosova era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 12-27 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C. / Gazeta Enigma.

Related Articles