Një gardian i burgut të Dubravës, është pezulluar nga puna deri në një vendim tjetër nga shërbimi korrektues i Kosovës, me dyshimin se ka përdorë forcë të panevojshme ndaj një të burgosuri.
Fjala është për të burgosurin M.C, i cili gjendet në këtë burg që nga qershori nën akuzën për mashtrim. M.C në një intervistë thotë se gardiani tani i pezulluar nga puna, ka ushtruar dhunë ndaj tij në qeli dhe më pas e ka dërguar te mjeku, çka e konfirmuar edhe Klan Kosova se M.C është mjekuar, përcjellë Gazeta “Enigma”.
I burgosuri dyshon se është rrahur nga gardiani sepse është dëshmitar në një proces tjetër gjyqësor, gjë që nuk ju konvenon disa personave, dhe këta të fundit, sipas tij, kanë “urdhëruar” gardianin në fjalë për ta rrahur këtë.