Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekje ish të dashurën

Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekje ish të dashurën

Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma.

Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij.

Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld,

Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.

Lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.

Specialistë nga policia kantonale u dërguan dhe arrestuan 26-vjeçarin në Frauenfeld po atë natë. Për fat të mirë, askush nuk u lëndua.

Në kohën e arrestimit të tij, pak para mesnatës, ai ishte ende jashtë qytetit, ku policët arritën ta kapnin pa vështirësi.

Zyra e prokurorit publik ka hapur një hetim penal. 

Related Articles