Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Francë, njofton Zyra e Kryeministrit.
Gjatë vizitës, Kurti pritet të zhvillojë një takim dhe një drekë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme bilaterale dhe bashkëpunimi ekonomik dhe politik mes dy vendeve.
