MINT themelon komision të posaçëm për verifikimin e njëhsorëve elektrikë pas dyshimeve për manipulime

MINT themelon komision të posaçëm për verifikimin e njëhsorëve elektrikë pas dyshimeve për manipulime

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka themeluar komision të posaçëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas dyshimeve të ngritura për manipulime.

Në njoftim, Ministria ka thënë se deri më tani nuk është pranuar asnjë ankesë nga konsumatorët lidhur me dyshime për keq llogaritje të njehsorëve, megjithatë  duke filluar nga nesër, komisioni do të dalë në terren për të verifikuar njehsorët elektrikë të çdo konsumatori që paraqet ankesë.

MINT ka paraqitur edhe një model se si mund të verifikoni njehsorin.

“Me këtë rast, MINTI u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët janë shfrytëzues të energjisë elektrike, që për çdo dyshim lidhur me funksionimin e parregullt të njehsorëve në objektet e tyre të banimit, të njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit, në numrin pa pagesë 0800 11000, ose përmes adresës elektronike: [email protected]. Në fotografinë e mëposhtme është paraqitur një model se si mund të verifikoni njehsorin (orën) e energjisë elektrike në ndërtesat tuaja. MINTI mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe në sigurimin e një tregu të drejtë dhe transparent”, thuhet në njoftim.

Related Articles