Një person është arrestuar për kontrabandë me migrantë në fshatin Babush të Ferizajt.
Të dyshuarit i janë gjetur shtatë shtetas të huaj në kamionin e tij.
Migrantët janë dërguar në qendrën e pritjes për migrantë.
“Lidhur me veprën e lartcekur është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të kamionit të tij në rimorkio janë gjetur shtatë meshkuj shtetas të huaj. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktimat janë akomoduar në qendrën e pritjes per migrantë”, thuhet në raportin e PK-së.
