Edhe pak orë e ndajnë Vjosa Osmanin nga përfundimi i mandatit të saj si presidente e Kosovës.
Me këtë rast, ajo ka ndarë një mesazh përmes një videoje në Facebook, ku ka shkruar mbi pesë vitet në krye të shtetit dhe ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi,
“Këto pesë vite nuk kanë qenë historia e një njeriu të vetëm. Kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët. Me njerëz nga çdo fushë, që besuan në Kosovën. Që punuan, kontribuuan dhe shtynë përpara ide e mundësi për qytetarët tanë. Faleminderit që qëndruat me ne e për Kosovën tonë të përjetshme”, ka shkruar Osmani.
