Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin nacional Fier-Shegan, ku ka humbur jetën 35-vjeçari Klevis Gjoni, drejtues i një motoçiklete.
Sipas Euronewsal, një automjet tip Caddy ishte duke kryer një manovër për t’u futur në anën tjetër të rrugës, me qëllim hyrjen në banesë. Në të njëjtën kohë, motoçikleta që po lëvizte në të njëjtën korsi ka tentuar një parakalim, duke u përplasur me automjetin.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i plagosur rëndë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ka humbur jetën në spital.
