Kurti nesër takohet me Abdixhikun, do flasin për çështjen e presidentit

Kurti nesër takohet me Abdixhikun, do flasin për çështjen e presidentit

Kryeministri Albin Kurti, nesër pritet të takohet me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, për të folur rreth zgjedhjes së një presidenti të ri.

Kjo pasi Vjosa Osmanit i kaloi mandati, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese u dha ende kohë partive, për ta zgjedhur një president.

Mbetet të shihet se si do rrjedhin gjërat, ndonëse ka zëra se partitë veç se kanë filluar të përgatiten për zgjedhje të parakohshme.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Related Articles